Një legjendë nuk do luajë më, fusha e blertë “qan” për Fernando Torres!

Tërheqjet nga futbolli i luajtur janë gjithmonë të dhimbshme, sidomos kur këtë e bën një legjendë. Fernando Torres ka njoftuar varjen e këpucëve në gozhdë. Në një postim në rrjetet sociale ai jep lajmin e fundit të karrierës dhe shprehet se më datë 23 qershor, në orën 10:00, do të jetë në konferencë për shtyp për të treguar më shumë detaje rreth këtij vendimi.

Torres në karrierën e tij ka fituar çdo gjë që i ka dalë para. Karrierën e tij e nisi me Atletikon e Madridit, ku arriti ta ndihmojë të ringrihet dhe të jetë fituese e La Ligas. Talenti i tij i madh u vu re nga gjigantët e Liverpulit. Me të kuqtë vazhdoi të ishte i njëjti me 81 gola në 142 ndeshje. Pengu më i madh në “Anfiled” ishtë mungesa e një titulli.

Në vitin 2011 Çelsi kompleton një kalim rekord të Torres në Londër. 50 milionë euro pagoi Roman Abramoviç për të sjellë spanjollin në “Stamford Bridge”. Me blutë ai e humbi shkëlqimin e madh, megjithatë u tregua vendimtar në fitimin e Champions League dhe Europa League. Duhet të përmendim një huazim në Milano e më pas kthimin e madh në Atletiko.

Një pjesë e rëndësishme e Spanjës, që sundoi botën, duke fituar Europianin dhe Botërorin. Së fundmi është pjesë e Sagan Tosu në Japoni, ekip i destinuar që Fernando të mbyllte karrierën. 35-vjeçari var këpucët në gozhdë pas gati dy dekadash në fushat e blerta. Të presim në drejtimin e një ekipi të madh Fernando!

 

View this post on Instagram

 

Hola a todos ,estoy haciendo este video porque tengo algo muy importante que anunciaros . Después de 18 años apasionantes ,ha llegado el momento de poner punto y final a mi carrera . El próximo domingo día 23 a las 10:00 de la mañana ,hora local en Japón ,tendré una rueda de prensa en Tokio donde daré a conocer todos los detalles y contestaré a vuestras preguntas. .Nos vemos allí. Hi everybody, I’m making this video because I have something very important to announce. After 18 exciting years, the time has come to put an end to my football career. Next Sunday, the 23rd at 10:00 a.m., local time in Japan, I will have a press conference in Tokyo where I will explain all the details and answer your questions. See you there.

A post shared by ???????? ?????? (@fernandotorres) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *