Një italian për mesfushën, Arsenali bën gati 50 milionë euro

0

Skuadra e Arsenalit duket se do të qëndrojë të bëjë merkato në Serie A, pas afrimit me bujë të mesfushorit Torreira nga Sampdoria. Tashmë, “Topçinjtë” interesohen për një tjetër mesfushor në kampionatin italian.

Bëhet fjalë për yllin e Kaljarit, Nikolo Barela. 22-vjeçari është i lidhur ngushtë me një kalim te Napoli, por skuadra londineze ka përgatitur një ofertë shumë më të mirë se se ajo e napolitanëve. Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” janë gati të paguajnë 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Barela është dëshira e parë e Monçit, drejtorit sportiv të Romës që pritet të shkojë te Arsenali pa mbaruar sezoni aktual. Pritet për t’u parë sesi do të veprohet me këtë transferim, por për Barelan, interesimi mbetet i madh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.