Humbja 3-0 ndaj Sevijës ka lëkundur shumë ambientin në skuadrën e Real Madridit. Por, në Andaluzi Madridi nuk ka humbur vetëm tri pikë, sepse në takimin e së mërkurës është dëmtuar mbrojtësi Marselo.
Analizat e mëtejshme kanë zbuluar një dëmtim që do ta mbajë brazilianin të paktën dy javë jashtë fushave të blerta. Tani Lopeteguit i duhet të mendojë për formacionin në derbin e së shtunës ndaj Atletiko Madridit.
E vetmja alternativë e Reali në krahun e majtë të mbrojtjes është mbrojtësi Naço Fernandez. Spanjolli edhe pse nuk është mëngjarash, ka pasur eksperienca të shumta në atë krah dhe s’ka zhgënjyer, gjithsesi Marselo është Marselo dhe mungesa e tij s’ka se si të mos ndjehet.