FOTO | Musolli kalon operacionin me sukses, falënderime për të gjithë nga mesfushori

Besar Musolli pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Teutën. Rezonanca dha lajmin për një dëmtim ligamenti dhe duhej me patjetër që t’i nënshtrohej dhe ndërhyrjes kirurgjikale. E thënë më thjeshtë, disa muaj jashtë fushave të blera.

Një lajm i keq për mesfushorin 29-vjeçar, por dhe Kukësin që humbet një prej lojtarët me më shumë kualitet për një pjesë të mirë të sezonit. Sot, Musolli ka kryer operacionin në një prej spitaleve të kryeqyteti dhe tani pret që sa më parë të nisë fazën e rikuperimit.

Përmes një postimi në “Facebook” vetë Musolli ka njoftuar se gjithçka ka kaluar me sukses dhe gjen rastin t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë. “Falënderimi i takon Zotit. Operacioni kaloi me sukses. Faleminderit për mbështetje dhe mesazhe pafund të gjithëve”, shkruan Musolli në foton e postuar në profilin e tij, ku ndodhet së bashku me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online