Një foto lumturon tifozët e Juventusit!

Një foto e shkrepur, një koment sipër saj dhe postimi në rrjetet sociale. Pasi kënaqen duke e parë, të gjithë fillojnë e humbasin në mendime, duke shpresuar që njërin nga personat në foto, ta shohësh përsëri duke luajtur për ekipin tënd të zemrës.

Një gjë e tillë u ka ndodhur tifozëve të Juventusit, pasi kanë parë foton e Pavel Nedved Zhunior, djali i ish-fituesit të “Topit të Artë” të fundit në kampin bardhezi dhe, aktualisht, zëvendëspresidenti i Juventusit, me Pol Pogba, i cili ka luajtur për katër sezone me Juventusin.

Nedved me Pogba, pas ndeshjes Juventus-Mançester Junajtid

Mesfushori i shpallur Kampion Bote me Francën është ëndrra e Juventusit, ndërsa 25-vjeçari mezi po pret të rikthehet në Torino. Ai nuk është i lumtur tek ekipi i “Djajve të Kuq”, ndërsa raportet me trajnerin Murinjo kanë ngrirë prej kohësh.

Me mikun tim”, shkruan djali i Nedved, ndërsa tifozët i janë turrur: ‘riktheje në Torino’. Mino Rajola është menaxheri i Pogba dhe ish-menaxheri i Nedved, personi që Juventusi ka zgjedhur për të gjetur marrëveshjen për rikthimin e Pogba te Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *