Një formacion i larguar, Kastrioti zyrtarizon dy lëvizjet e radhës

Kastrioti njeh vetëm largime deri më tani. Krutanët kanë zyrtarizuar ditën e sotme edhe dy lëvizje të tjera. Kështu të larguarit e radhës janë mbrojtësi David Domgjoni dhe sulmuesi nigerian Çarles Atsina. E gjitha ka marrë formë zyrtare dhe tanimë shkon në 11 numri i lojtarëve që e kanë mbyllur bashkëpunimin me Kastriotin.

“KS Kastrioti zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin David Domgjoni dhe sulmuesin Çarls Atsina. Të dy lojtarët u bashkuan me skuadrën në merkaton e verës, ndërsa me konsensusin e plotë të të dy palëve e kanë mbyllur bashkëpunimin me KS Kastriotin. Klubi i falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën e Kastriotit dhe njëkohësisht i’u uron suksese në karrierë! KS Kastrioti”, njofton klubi krutan.

Domgjoni u aktivizua në 14 ndeshje me Kastriotin, 12 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Vjet ai ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë me Tiranën. Mbrojtësi qendror ëshët formuar si lojtarë te Shkëndija e Tiranës.

Për Çarles Atsina hapësirat ishin më të pakta. Ganezi, i cili vjet ishte pjesë e Vllaznisë, largohet nga Kastrioti pa shënuar gol në kampionat. Futbollisti 29-vjeçar në  vetëm 4 ndeshje luajti në formacion, nga nëntë ndeshje që u aktivizua në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online