Flamurtari, edhe pse me një grup të cunguar, po bën paraqitje të mira dhe është ende në garë për vendin e parë në klasifikim. Kuqezinjtë do të kenë kohë për ndeshjen e radhës me Tiranën, pasi Kamza është përjashtuar nga kampionati dhe vlonjatët do të marrin tre pikët në tavolinë pa luajtur.
Trajneri Ilir Daja për sfidën me bardheblutë do të ketë të gatshëm edhe mesfushorin Idriz Batha, i cili në ndeshjen me Laçin ishte i pezulluar me kartonë. Kjo periudhë i shërben edhe Xhevahir Sukajt. Sulmuesi shkodran u bashkua vonë me vlonjatët dhe ende nuk ka kapur formën e duhur fizike.
KALE – Sulmuesi brazilian, që pas ndeshjes me Laçin ngacmoi në lidhje me situatën financiare që po kalojnë. Në një foto të postuar në “Instagram”, ai shkruante: “Edhe një ditë pune më shumë si vullnetar”. Më pas ai e ka fshirë foton, por qartazi tregohet se ende te Flamurtari nuk janë shlyer.
Kjo situatë bëri që disa prej lojtarëve të largoheshin në janar, ndërkohë që edhe të tjerë e menduan diçka të tillë. Drejtuesit kishin premtuar se në fillim të shkurtit do t’u kalonin pagat, por ende nuk ka një zgjidhje. Të gjithë presin që të shlyhen, ndërkohë që në verë me shumë mundësi largimet do të jetë të shumta.