Nisin largimet, mesfushori njofton ndarjen me Kukësin

Arbër Çyrbja ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin e Kukësit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollisti shijakas ka falënderuar klubin verilindor duke shkruar: Faleminderit për gjithçka, ishte kënaqësi që isha pjesë e juaj.

Mesfushori anësor iu bashkua Kukësit një vit më parë nga Teuta. Kartoni i 25-vjeçarit i kushtoi jo pak presidentit Safet Gjici, që iu desh të gjente një akord financiar me drejtuesit e skuadrës durrsake për të blerë përfundimisht kartonin e futbollistit.

Përvoja te Kukësi rezultoi një zhgënjim për të dyja palët. Çyrbja u aktivizua në 42 takime me fanellën e Kukësit, ku në asnjë prej tyre nuk arriti të vinte emrin në listën e shënuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *