Nis ofensiva, Barça bën ofertën e parë për pasardhësin e Nejmarit

Pasi arkëtoi 222 milionë euro nga shitja e Nejmarit, Barcelona tani nis punën për gjetjen e zëvendësuesit të brazilianit.

Prej kohësh ëndrra e drejtuesve katalanas është Filipe Kutinjo, por Liverpuli nuk e lëshon për asnjë shifër.

Kjo bën që Barça të përqendrohet te talenti i Dortmundit, Usman Dembele.

Francezi shkëlqeu sezonin e shkuar dhe ka konfirmuar se është një talent i madh, i aftë të përshtatet shumë mirë me futbollin dhe skemat e Barcelonës.

Gianluca Di Marzio raporton se Barça ka bërë një ofertë zyrtare: 70 milionë euro, plus bonuse. Dortmundi për momentin refuzon, por tani që Obamejang ka konfirmuar se nuk do të largohet, shitja e Dembelesë ka shumë gjasa të realizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online