Nis faza e dytë, sfida interesante në aksin Kamzë-Vlorë

Kategoria Superiore nis sot fazën e dytë të saj. Skuadrat kanë ezauruar 1/4 e kampionatit dhe tashmë nuk ka më justifikime për asnjë ekip. Kampionati hyn në një fazë interesante, pasi ekipet e njohin njëri-tjetrin dhe tani priten ndeshje akoma dhe më spektakolare. Java e dhjetë nis në Kamzë, ku do të luhet një mini-derbi, pasi bardheblutë e Tiranës do të sfidojnë skuadrën e Klodian Duros.

Në ekipin kamzali flitet se ka të pezulluar, megjithatë kjo gjë do të shihet vetëm ditën e sotme, nëse ka qenë një strategji e sajuar, apo ka vërtet probleme. Në anën tjetër është skuadra e Tiranë që me trajnerin Mema do kthesën, por nuk do ta ketë të lehtë ndaj Kamzës, që po ashtu ka nevojë emergjente për pikë.

Bardheblutë kanë vetëm 1 pikë më shumë se kamzalinjtë, por duhet thënë që në fazën e parë 24-herë kampionët e Shqipërisë u mundën në “Selman Stërmasi” nga Sebino Plaku. Sa i përket formacioneve nuk mund të ketë garanci për Kamzën, ndërsa te Tirana Mema ka ndryshuar diçka nga humbja në Vlorë. Një ndeshje mjaft delikate për të dyja skuadrat.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E shtunë, më 27 tetor 2018,
Ora 14:00, Stadiumi i Kamzës

KAMZA-TIRANA

Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Turhani, Idrizaj, Fukui, Mumajesi, Fejzaj, Zisi, Plaku, Rezi.
Trajner: Klodian Duro.
Tirana: Lika, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Sentamu.
Trajner: Ardian Mema.
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Egin Doda, Denis Rexha, Kreshnik Barjamaj.
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Sazan Velçani.

 

Flamurtari dhe Teuta do të përplasin “brirët” sot në mbrëmje, në një sfidë tejet interesante, për faktin e thjeshtë se të dyja këto ekipe kanë nga 14 pikë, por jo vetëm kaq pasi kanë shënuar dhe pësuar saktësisht të njëjtin numër golash.

Edhe në fazën e parë këto dy skuadra janë ndarë në barazim pa gola, por për nesër pritet që të shohim një ndeshje me më shumë ritëm, pasi skuadrat i kanë “ngrohur motorët” dhe vijnë nga dy fitore.

Sa i përket formacioneve, Daja i beson shprehjes se skuadra fituese nuk ndryshohet, por Useini ka pësuar një dëmtim dy ditë më parë dhe është në diskutim për këtë sfidë. Në anën tjetër Shkëmbi ka një lider në sulm siç është Latif, i cili deri më tani ndodhet në krye të listës së shënuesve.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E shtunë, më 27 tetor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-TEUTA

Flamurtari: Koliçi, Veliu, Siljanovski, Pollozhani, Mustafa, Musta, Batha, Hyseni, Bushiç, Torrasa, Danilo Alvesh. Trajner: Ilir Daja.
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj, Osmani, Beqja, Sidibe, Avdyli, Kallaku, Kamara, Progni, Latif. Trajner Bledi Shkëmbi.
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Alfred Shkreta, Arber Zalla, Olsid Ferataj.
Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Ilirjan Kristo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *