Nica ndjek Bylisin, Kapllanaj e zyrtarizon

Stavri Nica ka qenë dje në Ballsh dhe ka ndjekur miqësoren me Flamurtarin. Trajneri i ri i skuadrës ballshiote, nën shoqërinë e presidentit Besnik Kapllanaj, ka qëndruar në tribunë duke parë testin e skuadrës së tij të re me vlonjatët.

Nica do të jetë në Ballsh dhe zyrtarisht do të nis punën nesër. Trajneri durrsak, që ishte pjesë e skuadrës së Laçit deri para dy javësh, ka mbetur i kënaqur nga skuadra dhe sidomos nga qarkullimi i topit.

Në Ballsh e kanë mirëpritur Nicën, madje ka pasur edhe shumë tifozë të cilët kanë qenë të pranishëm dje në stërvitje për të ndjekur testin me kuqezinjtë. “Po, trajneri ynë do të jetë Stavri Nica, i cili do të nisë punën nesër me skuadrën”, ka thënë presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online