Ngacmimet me Selmanin dhe ëndrra e madhe, “Zidani” i Teutës: Dua të nderoj babain tim!

Sherif Kallaku po konfirmohet. Mesfushori debutimin në Superiore e ka bërë me gol një sezon më parë me fanellën e Laçit, teksa i shënonte Partizanit. Tanimë pjesë e Teutës, futbollisti i Shpresave ka fituar zemrat e tifozerisë durrsake dhe jo vetëm. Tirana, apo Partizani mund ta kishin tyrin, pasi Kallaku ka qenë më moshat e këtyre klubeve në të shkuarën.

Mesfushori ka tërhequr edhe vëmendjen e medias dhe për “SportEkspres.com” Kallaku ka folur gjerë e gjatë, duke treguar “ngacmimet” me portierin Selmani, njerëzit që e motivojnë të ecë përpara në futboll, ëndrrën e madhe dhe idhullin e tij. Ai paralajmëron: “Ende nuk e keni para Kallakun në maksimimumin e tij”.

INTERVISTOI: VLADIMIR PRENGA

Sherif, e keni mbyllur vitin në mënyrën më të mirë, duke shënuar një gol që shpëtoi Teutën nga humbja me Laçin. Si e vlerësoni pjesën e parë të këtij sezoni?
-Jam shumë i kënaqur për golin, por jo aq për rezultatin. Mendoj që pjesa e parë e sezonit ishte goxha e mirë dhe me pak më tepër fat mund të kishim disa pikë më tepër.

Për ju nuk ishte speciale vetëm që po përballeshit me Laçin, por kishit përballë edhe mikun tuaj Selmanin. I shënuat, por edhe ai ju “shënoi” në fillimin e pjesës së dytë kur ju hoqi mundësinë për të barazuar. E ngacmuat pas ndeshjes?
Pas ndeshjes më tha që pse nuk ja lashë goditjen dikujt tjetri. Përgjigja ime ishte që qe fati im ta shënoja atë gol.

Ata që ju kanë ndjekur, e dinë shumë mirë se potenciali juaj është më i madh. Një sezon më parë, me fanellën e kurbinasve. keni qenë edhe më mirë. Kur do e shohim Kallakun në maksimumin e tij?
-E di edhe vetë që s’jam në maksimum. Jam i bindur që mund të jap dhe shumë më tepër. Mendoj që me stërvitje, si dhe duke mos u kursyer për ekipin, do vijnë dhe paraqitje më të mira.

Emri juaj në media po lakohet shumë, vlerësimet janë të shumta. Si po e përjetoni këtë periudhë?
-Ky fakt më bën të ndihem mirë dhe njëkohësisht me rrit përgjegjësinë të mbaj, por pse jo edhe të rris më tepër nivelin e lojës. Nuk dua të zhgënjej askënd, sidomos njerëzit që më rrinë pranë.

Për ata që nuk ju njohin, na tregoni për hapat e parë në futboll. Keni qenë pjesë e disa ekipeve me moshat…
Kam qene pjesë e moshave tek Iliria për 7 vite, ndaj edhe gjej rastin të përshëndes dhe profesor Dash Cangun. Më ka mbështetur shumë kur isha i vogël. Me pak kalova tek Olimpiku me profesor Ardian Memën, pastaj një vit me Tiranën. Më vonë 6 muaj me Partizanin dhe te Akademia e Futbollit, në atë kohë me profesor Nevil Deden. Kremoneze ishte ekipi im i fundit me moshat.

Kallaku, pas ndeshjes me Partizanin

Keni shënuar 4 gola në Superiore deri më tani. E kishit vënë re që i keni shënuar Partizanit, ish-ekipit tuaj, i shënuat Laçit, po “ish”, keni shënuar ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë, qytetin tuaj të vendlindjes. Po ashtu keni realizuar ndaj Luftëtarit dhe në stol ka qenë ish-trajnerit juaj, Gentian Mezani. Një rastësi e bukur…
-Mbase më kanë toleruar (qesh). Në fakt se kisha menduar dhe s’di çfarë të them për këtë pjesë, pasi kur jam në fushë se mendoj kë kam përballë. Gjithsesi kur shënon është një ndjesi e veçantë.

Nga Laçi te Teuta, çfarë ka ndryshuar për ju?  E ndjeni veten lider dhe a ka më shumë presion?
Nga Laçi te Teuta nuk është se ka shumë ndryshim, pasi edhe këtu njëlloj si në Laç i jepet shumë besim elementit të ri. Po ndryshe nga Laçi i vjetshëm, këtu ka shumë lojtarë me përvojë të madhe. Lider nuk e ndjej veten, pasi ka shumë të tjerë para meje. Por mundohem të bëj më të mirën.

Si çdo i riu, edhe ju keni ëndrra. Cila është ajo më e madhja që dëshironi të arrini përmes futbollit?
Ëndrra më e madhe që kërkoj të arrij përmes futbollit është që të luaj me kombëtaren dhe të arrij të kap nivele evropiane.

A keni një lojtar shembull, të cilin mundoheni ta “imitoni”?
-Zidane, pa diskutim. Shoh pa fund video të tij dhe besoj kuptohet edhe në fushë me lëvizjet që bëj (qesh.)

Kush është njeriu që ju ka motivuar më së shumti për të ecur përpara në futboll dhe a mendoni se i keni bërë krenar me atë që ke bërë deri më tani?
-Njeriu që më motivonte më së shumti në futboll ka qenë babai im, kjo para se te vdiste. Ndërsa tani ata që më motivojnë me tepër dhe që më shtyjnë të kap majat janë Roni dhe Haki, dy djemtë e hallës. Mendoj se kam ende shumë punë që t’i bëj të ndihen krenarë nga mua.

Osmani ju ka krahasuar me Ervin Skelën, si e keni marrë ju atë kompliment?
-Sinqerisht fjalët e tij më kanë nderuar, pasi nuk është pak kur ato i thotë një njëri si Osmani, duke pasur parasysh karrierën e tij. Një kampion me plot kuptimin e fjalës.

Së fundmi, ku mund të arrijë kjo Teutë dhe Kallaku? Keni nisur të ëndërroni për kombëtaren e madhe?
-Kjo Teutë është projektuar për kupat e Europës dhe nëse do kemi pak fat dhe vazhdimësi mund që të tentojmë dhe kampionatin. Sa i takon Kallakut,  të bëjë pjesën e tij. Kombëtaren e madhe e kam ëndërruar qysh 5 vjeç. Të gjithë e ëndërrojnë atë. Me pune dhe paraqitje të mira, pse jo. Shpresoj që mos të jetë e largët dita kur ta vesh atë fanelle dhe në këtë mënyrë do nderoja dhe babanë tim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online