Ngacmim seksual në stadium, Shalke nis hetim

Një tifoze ka pretenduar se ka qenë viktimë e një ngacmimi seksual në një ndeshje të Bundesligës gjermane, ndërsa sipas saj një stjuard i ka thënë “shko në shtëpi dhe shikoje ndeshjen në televizor”, nëse nuk i pëlqente në stadium.

Femra pretendon se është prekur vazhdimisht nga një person, i cili qëndronte pas saj dhe u mundua edhe t’i zbërthente sutienat gjatë ndeshjes së fundjavës së shkuar mes Shalkes e Nyrenbergut.

Policia gjermane në Gelsenkirshen ka regjistruar denoncimin dhe po mundohet të identifikojë personin  ka ngacmuar tifozen, por edhe stjuardin që nuk mori asnjë masë.

Edhe Shalke ka deklaruar se ka nisur një hetim të brendshëm: “I kemi marrë shumë seriozisht këto akuza. Jemi në procesin e një hetimi të brendshëm dhe po bashkëpunojmë me policinë, pasi sjellje të tilla në stadiumin tonë janë të patolerueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online