Nikolli: Organizimi i derbit është përgjegjësi e madhe

Mario Nikolli u bë pjesë e klubit të Tiranës duke marrë detyrën e specialistit së marrëdhënieve me publikun dhe medieve. Zyrtari i Tiranës ka folur për “Supersport” në lidhje me organizmin e derbit, duke treguar dhe detyrat që ka klubi bardheblu edhe në ndeshjet e tilla. Nikolli flet edhe për numrin e biltave të shitura, teksa tregon se deri më tani numri është tejet i ulët.

“Në fillim të kampionatit jam bërë pjesë e Tiranës dhe është ndjesi e mirë. Nga ana e organizmit besoj se gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk kemi pasur probleme gjatë këtyre muajve dhe lojtarët janë ndjerë mirë. Është një ambient shumë i mirë për të punuar, edhe pse presioni është shumë i madh, sidomos nga tifozeria apo ambienti që duan rezultate”.

ORGANIZIMI – “Një skuadër udhëtuese nuk ka shumë detyra për organizmin e ndeshjes, edhe pse derbi ka një specifikë të veçantë. Kemi qenë në kontakt me Policinë dhe klubin e Partizanit. Punët janë të pakta nga ne, pasi duhet vetëm një listë për personat që duhet të jenë në tribuna. Është një derbi dhe përgjegjësia është e madhe”.

DERBI I SHKUAR – “Ishte e vështirë, pasi shumë njerëz shohin vetëm atë që ofron fusha dhe tribuna. Në prapavijë ka shumë punë, që nga organizimi i skuadrës, hoteli, etj. Ka një punë të madhe me median, pasi e kemi thënë që interesi është i madh si nga sporti ashtu dhe nga gazetaria politike. Pjesa më e rëndësishme është menaxhimi i biletave, kontakti me policinë dhe “Security”-n. Të gjithë e panë se organizmi ishte perfekt dhe nuk patëm incidente, që shpresoj edhe sot mos të kemi. Uroj që të vijojmë me këtë ritëm”.

BILETAT – “Është një shumë te 1600 bileta që Tirana ka në menaxhim. Është një numër mjaft i vogël, pasi kur Tirana ishte pritëse, biletaria ishte e shitur në orën 16:00. Deri më tani janë shitur rreth 2500 bileta. Shpresoj që tifozët të nxitojnë dhe të mos krijojmë radhë te biletaria”.

TRIBUNAT – “Sektori D2 do të jetë i mbyllur dhe do të jetë i tillë edhe në këtë ndeshje. Edhe policia e kërkon këtë ndarje, për të menaxhuar tifozeritë edhe jashtë stadiumit jo vetëm para”.

PROJEKTI – “Kemi një projekt që presidenti dhe drejtuesit e kanë prioritet. Është bërë mjaft punë edhe te kompleksi që kemi. Drejtori Muka pasur një mbështetje të mëdha nga presidenti dhe do të ketë të tjera ndryshime. Në dijeninë time ka plane që do të ketë fusha të reja, por duhet t’ua lëmë kohës”.

RRJETET SOCIALE – “Nuk është normale që marrim kritika. Dihet që kur nuk ka rezultate është e lehtë që ta shajnë e të flasin keq. Fitorja është detyrim, ndërsa humbja kritikohet. Kritikat janë të shumta, por rrjetet sociale janë një vend ku njerëzit e shprehin më lirshëm atë që kanë përbrenda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online