Vjen zyrtarizimi i Kukësit, Musolli largohet nga skuadra ku fitoi gjithçka

Klubi i Kukësit ka lajmëruar vetëm pak minuta më parë se Besar Musolli nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve. Ashtu siç “SportEkspres.com” njoftoi pak orë më parë, mesfushori do të tërheqë sot dokumentet dhe do të kërkojë një aventurë të re, me shumë gjasa në Kosovë.

“FK Kukësi dhe Besar Musolli, ndërpresin marrëdhëniet me vullnet të plotë. Mesfushori kosovar dhe klubi ynë, kanë arritur të ndërpresin marrëdhëniet me konsensus të plotë mes palëve.

29-vjeçari nga Podujeva nuk është aktivizuar për një kohë të gjatë me skuadrën tonë, për shkak të një dëmtimi duke e detyruar të jetë për një periudhë të gjatë larg fushave të blerta.

Besar Musolli me fanellën e ekipit të Kukësit, arriti të bëhej lojtar profesionist duke marrë përsipër rolin e zëvendës kapitenit, duke iu bashkuar edhe kombëtares së Kosovës.

Gjithashtu, ai ka arritur të regjistrojë 223 prezenca me skuadrën tonë, duke arritur të fitojë Superligën, Kupën e Shqipërisë, Superkupën dhe duke kaluar në turin e katërt të Europa League-s.

Futboll Klub Kukësi i uron Besar Musollit shërim sa më të shpejtë dhe falënderon kosovarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë, ndërkohë që dera jonë do të jetë e hapur gjithmonë për të. Faleminderit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online