Patrik Kutrone është një nga xhevahiret e Milanit. Dëshirë, grintë dhe pasion. Sens goli dhe një uri që të kujton një lojtar si Pipo Inzagi. Kutrone është vetëm 20 vjeç dhe sapo ka nisur sezonin e dytë me Milanin, ekipin e tij të zemrës.
Në një prononcim për “DAZN”, sulmues i kuqezinjve tregon objektivat e tij, idhullin, këshillat dhe sfidën me Inzagin dhe e mbyll me kombëtaren e madhe të Italisë.
URIA – “Urinë time në fushë ma ka transmetuar babai im. Dua të përmirësohem vazhdimisht, dua të jem protagonist. Gjithashtu për këtë arsye, unë nuk kënaqem asnjëherë dhe nuk e shijoj momentin. Nëse shënoj, filloj e mendoj për gabimet që kam bërë, ose rastet që mund t’i zgjidhja më mirë dhe mendoj t’i rregulloj për ndeshjen e radhës.”
IDHULLI – “Morata ka karakteristika që më pëlqejnë shumë. Ai është i shpejtë dhe është i ‘keq’ para portës. Ka bërë gjithmonë mirë dhe e admiroj. Higuain? Nder për mua të luaj me të. E vështroj dhe studioj gjithmonë në stërvitje dhe mësoj gjëra të reja nga ai.”
INZAGI – “Në shtëpi kam videot e golave të Pipos. I shikoja të gjitha golat e tij që i vogël. Kur e takova si trajner të ekipit të rinjve, më dha menjëherë këshilla mbi lëvizjet q duhet të bëja. Një ditë bëmë një sfidë brenda zonës së rreptësisë. Dolëm në barazim… ”
SEKRETI – “I vogël bëra një provë tek Interi, por më pas erdhi Milani dhe nuk u mendova dy herë. Të luash për ekipin tënd të zemrës është akoma më bukur. Jam i qetë dhe dëshiroj të bie në sy me Milanin. Nëse kombëtarja më thërret mirë, nëse jo, do të vazhdoj të luaj me Italinë U21. Për mua është gjithmonë nder të luaj me U21.”