Nga Seria A te CR7, Interi, kthimi i Maldinit dhe Brazili, flet “Fenomeni”!

Fenomeni Ronaldo ka folur sot për RMC Sport, teksa ishte i pranishëm në një etapë të Çivitanova Market të Bobo Summer Cup, pra e organizuar nga Vieri: “Eshtë kënaqëi të jesh këtu me Bobon, sepse e kam shumë mik. Një festë. i plakur? Të gjithë janë plakur, dikush më shumë, dikush më pak, por jemi në një linjë”.

Sakaq, Seria A po rikhehet me shkëlqimin e saj të dikurshëm, duke pritur kampionë: “Shpresoj që të jetë kthesa e madhe, ka pasur shumë goditje të rëndësishme.

Futbolli ka nevojë për kampionatin Italian, për forcën italiane në botë. Kristiano Ronaldo te Juventusi? Edhe Interi sivjet është i fortë, ka mbajtur të gjithë dhe vjet bëri diçka të madhe sidomos në fund. Edhe Milani është fuqizuar, ndërsa Napoli ka garanci Ançelotin”.

“Italia duhet të kthehet konkurrese dhe më pas të shohim në kupat e Europës”.

Sakaq, Ronaldo komentoi edhe rikthimin e Maldinit te Milani: “Lajm tepër i rëndësishëm. Si ish futbollist duhet të kthehet protagonist në futboll. Ka pasur një histori të jashtëzakonshme te Milani dhe është e drejtë të jetë aty”.

Në fund, komenti mbi Brazilin në Botëror: “Nuk ditëm të shfrytëzojmë ambjentin e favorshëm. Ndeshja me Belgjikën u luajt jo me sjelljen dhe vendosmërinë e duhur. Botërori është gjithmonë i vështirë, duhet të shkojë gjithçka mirë për të fituar. Përgëzime Francës, skuadrat europiane në këtë moment janë shumë të forta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online