Keqardhja e Kielinit për largimin e Kaldarës

0

Mbrojtësi i Juventusit, Xhorxho Kielini, për mikrofonat e “Sky Sport”, ka komentuar transferimin te Milanit të mbrojtësit Matia Kaldara: “Eshtë një futbollist që mund të bënte shumë mirë këtu sepse i kishte të gjitha.

E kuptoj që është futur në një dinamikë në të cilën ishte e vështirë që të refuzoje një transferim dhe Juventusi, më pas, me keqardhje të madhe, u detyrua ta shiste.

“Ishte një djalë tek i cili besonim të gjithë, e prisnim dhe e kishim parë. Edhe në vitin e fundit kishte qenë i përgatitur. Por, dinamikat e merkatos janë të veçanta dhe blerja e madhe e Ronaldos na detyronte për sakrifica dhe Matia, për fat, ishte brenda kësaj situate.

Më vjen shumë keq, si gjithë Juventusit, sepse është një djalë me vlera dhe që mund të qëndronte këtu për shumë vjet. Uroj që t’I jap një dorë si kundërshtar sepse është një djalë që ka diçka më shumë në nivel sidomos njerëzor dhe jo vetëm në fushë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.