E fundit/ Talenti kosovar i papërmbajtshëm, Olsi Rama “i vë syrin” për te Partizani!

Tirana është duke luajtur miqësoren e saj të radhës ndaj Prishtinës të Mirel Josës, por përtej rezultatit, pasi gjithsësi bëhet fjalë për një test dhe prova për të parë në çfarë pike ndodhet skuadra, vëmendja është sidomos te disa futbollistë që mund të jenë goditjet e ardhshme të Superligës.

Dhe, këtu flitet për Prishtinën, skuadrën që është burim talentesh dhe që prej vitesh ka sjellë në Shqipëri lojtarë me potencialë. Skuadra kosovare, që u eliminua në turin e dytë të Europa League ndaj ekipit të Luksemburgut, Fola Esh, ka dominuar në pjesën e parë, duke shënuar tre herë.

Pikërisht ai që ka shënuar tre herë është futbollisti me emrin Meriton Korenica. Vetëm 20 vjeç, mund të luajë në frontin e sulmit në tre pozicione, edhe pse parapëlqen krahun e majtë. Josa e ka aktivizuar edhe si numër “10” pas sulmuesit, teksa edhe në të djathtë shpesh ka luajtur.

Olsi Rama mberrin ne stadium

I ardhur këtë sezon nga Liria e Prizrenit, ku vjet ishte futbollisti më i mirë i kampionatit kosovar, ka shënuar tre herë në portën e Tiranës në 26 minuta, duke detyruar publikun të ngrihet në këmbë dhe duartrokasë.

Korenica, që ka dalë nga shkolla e Shkëndijës së Tetovës, është piketuar nga drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, që ndodhet në “Selman Stermasi”, por nuk do të jetë i vetmi, pasi edhe menaxherë të tjerë apo drejtues klubesh kanë çuar “scout” të tyre për të mbajtur shënime.

Edhe pse, vështirë që Prishtina të heqë dorë nga numri “10”, i blerë pikërisht sivjet, në verë. Ndoshta ndonjë diskutim për janar mund të bëhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online