Kupa e Amerikës do të luajë vitin që vjen edicionin e saj të 46-të, që do të zhvillohet në Brazil, duke nisur nga data 14 qershor, për të kulmuar më pas me finalen e madhe të 7 korrikut. Këtë edicion, do të marrin pjesë edhe Japonia e Katari, të cilat janë ftuar nga CONMEBOL.
Ditën e sotme, janë përcaktuar gjithashtu stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet. Sfida hapëse, që do të luhet me 14 qershor do të zhvillohet në stadiumin e Sao Paolos, “Estadio Morumbi”. Finalja e madhe më pas, që do të luhet me 7 korrik, do të zhvillohet në kryeqytetin e Rios, në mitikun “Maracana”.
Kampionia në fuqi është kombëtarja e Kilit, e cila ka triumfuar në dy edicionet e fundit të Kupës së Amerikës. Në vitin 2015 dhe në vitin 2016, ku u luajt dhe edicioni special “Copa America Centenario”.
???@CONMEBOL y Comité Organizador Local definen calendario de la #CopaAmérica Brasil 2019.
? https://t.co/TJf2fqnZ49 pic.twitter.com/IxAop57ycP
— CONMEBOL Copa América™? (@CopaAmerica) December 18, 2018