Nga “Mesi i Kosovës“ te magjepsja në kampin e Milanit, në Itali rrëfejnë historinë e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova tregoi gjithë klasin e tij në ndeshjen e fundit me fanellën e Lilës, ku realizoi një gol të jashtëzakonshëm duke e dërguar topin në trekëndësh në stilin e Arien Robenit. Talenti nuk i ka munguar kurrë dhe sigurisht që nuk ka kaluar pa u kapur nga sytë e mediave të huaja. Gazetari Kosimo Bartoloni ka shkruar në portalin e Xhanluka Di Marcios historinë e anësorit të Kosovës.

Gazetari italian e nis me golin e shënuar së fundmi në elitën francezë për të kaluar më pas  në fëmijërinë e Zhegrovës, atëherë kur e pagëzonin si “Mesi i Kosovës“. 23-vjeçari dikur ishte  pjesë e Milan Junior Kamp në Prishtinë, ku i magjepsi të gjithë me cilësitë e tij. I përzgjedhur si më i miri, Zhegroës iu dha mundësia të zhvillonte një ndeshje në mitikun “San Siro“. Megjithëse karriera e tij u zhvendos në Belgjikë dhe Zvicër, Bartoloni nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në “San Siro“ me fanellën e Milanit.

“Është e vërtetë që ‘një Mesi’ në Lilë (tani e shtata në Ligue 1) është pak i pavend. Por kini kujdes, sepse nga atje lart kanë dalë disa talente që sot vlejnë shumë dhe që bëjnë shumë klube të jargëzojnë në gojën: Nicolas Pepé, Osimhen, Jonathan David, Leao, Botman, Maignan, Renato Sanches. Dhe më pas, Milani në ato pjesë e mban gjithmonë njërin sy në fokus. “San Siro“ nuk harrohet: kush e di se një shans i dytë mund të mos ndodhë në të ardhmen“, mbyll artikullin e tij gazetari italian, Kosimo Bartoloni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online