“Hiena që po i pini gjakun Dinamos“, tifozët shpërthejnë kundër ekipit: Jeni turpi i Dinamos, ekipi më pa karakter në histori

Dinamo ka humbur “finalen” ndaj një kundërshtari të drejtëpërdrejtë si Kastrioti, duke shkuar kështu me njërën këmbë në Kategorinë e Parë, pavarësisht se matematika i jep ende shpresë. Sezoni zhgënjyes i klubit kryeqytetas ka zgjuar pakënaqësinë e tifozëve të tij, të cilët kanë reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook“. Tifogrupi “Blue Boys“ kanë vërshuar me kritika për Dinamon, duke i quajtur lojtarët mercenarë që po e degëdisin skuadërn në humnerë.

“Jeni turpi i Dinamos. Kemi lozur shumë vite në Kategorinë e Parë por ekip më pa karakter si ky nuk njeh historia e Dinamos. Një tufë me mercenarë dhe hiena po ja pinë gjakun Dinamos dhe po e degdisin përsëri në humnerë. Këta lojtarë janë turpi i Dinamos bashkë me ata që i sollën. I themi presidentit se krenaria e Dinamos nuk u vr.a tani, krenaria e Dinamos u v.ra kur i ndryshuat logon, krenaria e Dinamos u vr.a kur ne kërkonim largimin e Shkembit dhe askush nuk na dëgjonte. Krenaria e Dinamos u vr.a kur ti zgjodhe bashkëpunëtorë bastexhinj dhe mashtrues.

Krenaria e Dinamos u v.ra kur u afruan menaxherë që bënin qoka në kurriz të Dinamos. Krenaria e Dinamos është e vr.arë për sa kohë ti do të vazhdosh ti besosh njerëzve të paaftë dhe të padenjë për të drejtuar Dinamon. President nëse do të tregosh seriozitet largoji që sot këta lojtarë mercenarë dhe nis punën me ekipin e U 21. Dinamo është aset kombëtar i cili nuk mund të nëpërkëmbet nga askush”, shkruhet në komunikimin e grupimit “Blue Boys”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online