Nga jugu në veri, dy “derbi” mbyllin garën në gjysmën e parë të sezonit

Kjo fundjavë, me ndeshjet e javës së 14-të do të mbyllë edhe gjysmën e parë të këtij sezoni në Kategorinë e Parë, për të lënë katër ndeshje të fazës së dytë në fillimin e vitit të ardhshëm. Grupi A do ti luajë të gjitha ndeshjet ditën e shtunë, ndërsa në Grupin B është veçuar për ditën e dielë “derbi” i Myzeqesë, Apolonia-Lushnja, dhe të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë.

Në Grupin A veçohet “derbi” i Veriut, Veleçiku-Vllaznia, zyrtarisht për herë të parë në historinë mes tyre, dhe pikërisht në Kategorinë e Parë. Vllaznia kryeson grupin me 5 pikë diferencë nga Erzeni i vendit të dytë, ndërsa Veleçiku renditet në vendin e pestë, me synimin që të hyjë në pesë të parat në fundin e fazës së dytë. Besëlidhja-Erzeni mbetet sfida për të konsoliduar pozicionet në vendet e para të renditjes në këtë grup, e këtë mision ka edhe Dinamo që pret Shënkollin.

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 14-të
E shtunë 22 dhjetor 2018
Veleçiku-Vllaznia       13:30
Besëlidhja-Erzeni      13:30
Dinamo-Shënkolli     13:30
Burreli-Vora               13:30
Korabi-Iliria                13:30

Në Grupin B, kryendeshja Apolonia-Lushnja është lënë për ditën e dielë, i quajtur si “derbi” i Myzeqesë. Fierakët renditen në vendin e 7-të me 16 pikë, të rrezikuar në zonën e mbijetesës në grup, ndërsa Lushnja me 20 pikë do të kërkojë marrjen e pikës në Fier. Bylis kryesues luan në transfertë me Elbasanin, e këtu mund të përfitojë Besa, e cila këtë javë pret Orikun në Kavajë. Tomori pret Egnatian, një sfidë për beratasit e pozicionuar në skuadrat e mbijetesës, ndërsa Pogradeci pret Turbinën e vendit të fundit në këtë grup.

GRUPI B
Ndeshjet-Java e 14-të
E shtunë 22 dhjetor 2018
Besa-Oriku                  13:30
Tomori-Egnatia           13:30
Pogradeci-Turbina     13:30
Elbasani-Bylis              13:30
E dielë 23 dhjetor 2018
Lushnja-Apolonia       13:30

Nga jugu në veri, dy “derbi” janë të veçantat e javës së 14-të, ndeshjet e së cilës do të mbyllin gjysmën e sezonit në Kategorinë e Parë, e cila do të rinisë në datën 2 shkurt 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online