Kutrone drejt Gjermanisë, Milani ka një objektiv në merkato

Milani humbi derbin me Interin dhe normalisht ajo disfatë ka lënë shije të hidhur. Gjithsesi në kampin kuqezi nuk kanë shumë kohë të qajnë. Përfundimi i kampionatit në vendin e katërt është shumë i rëndësishëm, pasi kualifikimi në Champions League do të sillte të ardhura të rëndësishme.

Objektivi i parë është blerja e Tiemue Bakajoko. Mesfushori i huazuar nga Çelsi i ka bindur të gjithë dhe trajneri Xhenaro Gatuzo e ka thënë hapur se ai është një lojtar i rëndësishëm dhe nëse blihet MIlani do të bënte veprimin e duhur. Për këtë duhen rreth 40 milionë.

Tentativat për uljen e çmimit deri më tani nuk kanë funksionuar. Çelsi kërkon që të paguhet klauzola në kontratë. Milani po bisedon me menaxherin e futbollistit, por paratë e përfituara nga Champions do të ishin një ndihmë e madhe për klubin italian.

KUTRONE DHE KRAHËT E SULMIT – Milani kërkon të afrojë edhe një sulmues anësor, por që të jetë i ndryshëm nga Suso, apo Çalhanoglu. Një afrim në këtë pozicion është domosdoshmëri, duke pasur parasysh se ndonjëri prej tyre edhe mund të largohet në verë. Gjithsesi në qershor gjithçka do të jetë më e qartë.

Nga ana tjetër shumë zëra merkatoje ka edhe rreth patrik Kutrones. Sulmuesi i ri nuk po gjen shumë hapësira pas blerjes së Kristof Piatek. Lacio dhe Torino janë përfolur si destinacione të mundshme në Itali, ndërkohë që përflitet edhe Atlektiko e Madridit në Spanjë. Së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Borusias së Dortmundit në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online