Mauricio Sarri po shijon aventurën ne futbollin anglez me ekipin e Çelsit, më të cilët ka arritur katër fitore në katër ndeshjet e para. Trajneri italian ka folur për “Il Matino”, ku tregon eksperiencën me ekipin e ri dhe i rikthehet dhe njëherë viteve të kaluara me Napolin, duke iu rikthyer shumë çështjeve dhe zbuluar disa të pathëna.
Premier Liga – “Këtu është krejtësisht ndryshe: një festë absolute, kënaqësi e madhe të mbërrish në stadium dhe të shikosh tifozë me bluza të ndryshme, të cilët pinë birra së bashku.”
Italia – “Italia nga larg është e njëjta që sheh dhe nga afër, plot me probleme. Por, kur ndodhesh larg vendit, ke nostalgji dhe gjithmonë të mungon diçka. Ushqimi mbi të gjitha.”
Pengu – “Më ndodh shpesh të me kujtohet ndeshja Fiorentina-Napoli (e përfunduar me rezultatin 3-0). Do të ishte kurorëzimi i një historie të jashtëzakonshme, një ëndrre për mua, skuadrën dhe gjithë qytetin. Dikush ka ironizuar me fjalët e mia, por ata që janë marrë me sport e dinë që ne e humbëm titullin në hotel.”
Ançeloti – “Shpresoj që të arrijë ta dërgojë Napolin te titulli për tifozët dhe gjithë qytetin. Napoli është një qytet i jashtëzakonshëm dhe e meriton fitimin e titullit. Si tifoz i Napolit jam i lumtur që Ançeloti është trajneri i ekipit, sepse jo vetëm ka fituar kudo që ka qenë, por është dashur gjithmonë nga të gjithë.”
Prapaskenat e largimit – “Isha duke darkuar me Pompilon, bashkëpunëtorin e Xhuntolit (drejtori sportiv i Napolit), ku po diskutonim nëse do të qëndroja, ose jo. Ndezëm televizorin dhe pamë hyrjen e Ançelotit në Filmauro. Kishte motive për të qëndruar të Napoli, por dhe motive që më kishin futur në dyshime. Kontrata që kisha me presidentin kishte një klauzolë largimi me datë 31 maj, por ata lidhën kontratën me Ançelotin me datë 21 maj.”
De Laurentis – “I jam mirënjohës, sepse më bëri të drejtoj skuadrën e zemrës dhe nëse ndodhem sot te Çelsi, është sepse kam trajnuar Napolin. Për pjesën tjetër, është një De Laurentis, të cilin e dua shumë dhe ai është i biri, Eduarto.”
Higuain – “Ai ishte një kampion i konfirmuar dhe me mua, që kisha ardhur nga Empoli dhe isha askushi, u vendos në dispozicion pa hezitim dhe me thjeshtësi. Nuk është e vërtetë që Higuain tradhtoi Napolin. Ai dëshironte të largohej, sepse presidenti i ekipit ishte De Laurentis.”
Kujtimet e bukura – “Nuk kishte gjë më të bukur sesa kur fituam në stadiumin e Juventusit. Në nivelin human, nuk e harroj kurrë dashurinë e napolitanëve, të cilët nuk përtonin ta shprehnin çdo ditë. Dua të harroj fjalët e presidentit mbas ndeshjes në ‘Santiago Bernabeu’ me Realin e Madridit. Kam gabuar vetëm një ndeshje, atë me Laipcigun, që na kushtoi eliminimin nga Europa League, por isha i detyruar t’i bëja gjithë ato ndërrime, sepse ëndrra e grupit dhe qytetit ishte titulli kampion.”
Urimi dhe e ardhmja – “Jeni djem të jashtëzakonshëm dhe vazhdoni kështu, sepse mund t’ia dilni të realizoni ëndrrën, të cilës i shkuam aq afër. Ëndrra ime është ta mbyll karrierën te Napoli, por dua të qëndroj te Çelsi dhe për shumë vite. Ndodhem në një klub të shkëlqyer dhe këtu është gjithçka e bukur. Asgjë nuk shkon keq dhe është një kënaqësi të drejtosh këtë klub.”