Nga goli i Gilbertos, te derbi i 15-të: “Epoka e kuqe” e kryeqytetit

Rikthehet derbi dhe Tirana është ende në kërkim të fitores. Janë plot 14 ndeshje që bardheblutë nuk arrijnë të marrin pikët e plota. Prej 7 shkurtit të vitit 2014, kur shënonte braziliani Gilberto Fortunato,  gjithçka në kryeqytet është veshur e kuqe. Në kampin bardheblu “po plasin” për t’u kthyer te fitorja.

Kështu është tentativa e 15-të e Tiranës, që kërkon fitoren. Bilanci flet për Partizanin, që ka arritur të fitojë 7 ndeshje. Po aq kanë përfunduar në barazim. Të premten, prej orës 18:00, luhet i radhës. “Demat” duan të vijojnë dominimin, bardheblutë t’i japin fund “epokës së kuqe”.

14 NDESHJET DERBI QË TIRANA NUK FITON
28/09/18 Tirana-Partizani 0-1
28/04/17 Tirana-Partizani 1-2
20/02/17 Partizani-Tirana 2-1
02/12/16 Tirana-Partizani 0-0
25/09/16 Partizani-Tirana 0-0
04/05/16 Tirana-Partizani 2-2
04/03/16 Partizani-Tirana 2-0
07/12/15 Tirana-Partizani 0-0
03/10/15 Partizani-Tirana 1-0
04/05/15 Partizani-Tirana 2-2
13/03/15 Tirana-Partizani 1-2
08/12/14 Partizani-Tirana 2-0
26/09/14 Tirana-Partizani 0-0
22/03/14 Partizani-Tirana  1-1
BILANCI: 7 FITORE PARTIZANI, 7 BARAZIME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *