Nga finalja në finale, si kanë ndryshuar Laçi dhe Skënderbeu!

0

Sot, ora 19:45, e treta herë që Skënderbeu dhe Laçi përballen në finalen e Superkupës së Shqipërisë. Të dyja skuadrat kanë triumfuar nga një herë pas gjuajtjes së penalltive dhe tanimë do luftojnë sërish për këtë trofe. Ndryshimet në ekipe janë të shumta, madje nga finalja e Kupës në maj e deri më tani. “Sport Ekspres” ju sjell lëvizjet e bëra në ekipe dhe si pritet të rreshtohen sot skuadrat.

PANKINA DHE PORTA– Në finalen e Kupës Skënderbeu drejtohej nga Ilir Daja, i cili vjet fitoi gjithçka me korçarët. Në vend të tij është Orges Shehi, i cili ishte në portë në takimin e majit. Aldo Teqja e ka zëvendësuar në fushë, kurse në krahun tjetër Selmani ka mbetur bardhezi. Edhe te Laçi ka pasur lëvizje në stol. Gentian Mezani u largua menjëherë pas finales dhe gjatë kësaj vere u emërua Besnik Prenga trajner, por vetëm për Europën. Këtë javë kurbinasit zgjodhën Artan Mërgjyshin për stolin.

MBROJTJA – Mici dhe Osmani kanë ikur nga Skënderbeu. Në linjën e majtë tani luan Abazi, kurse në qendër Aliti është titullar krah Radas. Edhe Vangjeli ka mbetur në ekip. Edhe Laçi i ka tre nga mbrojtësit e vjetshëm. Sefgjini do të jetë majtas sërish, sikurse Gjoni në qendër. Fangaj i lë vendin Shtubinës në të djathtë dhe luan si qendërmbrojtës. Qaqi është ai që ka ikur nga kurbinasit.

MESFUSHA – Vetëm Muzaka ka mbijetuar nga titullarët e finales së Kupës. Ka ikur Sabien Lilaj, kurse Nimaga është i dëmtuar. Vila dhe Dita mund të luajnë nga minuta e parë në Superkupë. Te Laçi ndryshimi është një: Eller. Kroati do të jetë krah Lushkjes dhe Jonuzit. Eskerda nuk është kthyer.

SULMI – Treshja Soue-Gavazaj-Xhejms janë larguar. Tani anësorë janë Bregu dhe Gripshi, kurse në majë të sulmit mund të aktivizohet Krasniqi. Te Laçi ka mbetur vetëm Uzuni nga titullarët. Sot me shumë mundësi do të jetë Xhixha në majë të sulmit. I riu luajti në finalen e Kupës, por si zëvendësues. Ded Bushi pritet të plotësojë formacionin e Laçit.

SUPERKUPA E SHQIPËRISË
E diel, më 12 gusht, ora 19:45

Formacionet e mundshme
Skënderbeu: Teqja – Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi – Muzaka, Dita, Vila – Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: Orges Shehi
Laçi: Selmani – Shtubina, Fangaj, Gjoni, Segjini – Eller, Jonuzi – Lushkaj, Bushi, Uzuni – Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË

Skënderbeu – Laçi 1-0
Shënues: Lilaj 67’ (pen.)

Skënderbeu (4-3-3): Shehi – Vangjeli, Radas, Osmani, Mici – Muzaka, Lila, Nimaga (Dita 76’) – Gavazaj (Demte 88’), Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja
Laçi (4-3-3): Selmani – Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjini (Xhixha 88’)– Eskerda (Kallaku), Lushkja, Jonuzi – Nika (Shtubina 83’), Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani

Kartonë të verdhë: Osmani 25’, Radas 58’, 90’, Vangjeli 80’ / Lushkja 45’, Uzuni 45+1’, Fangaj 50’, Sefgjini 67’
Karton i kuq: Radas 90’ (2v)

VLADIMIR PRENGA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.