Nga finalja e Kupës, te Anorthosis dhe Molde: Selmani flet pa “dorashka”

Laçi është kthyer në një klub mundësish. Gentian Selmani, portieri 20-vjeçar, ka mbyllur sezonin e tretë me bardhezinjtë, ndërkohë që në një moshë të re i është besuar edhe shiriti i kapitenit. Kurbinasit kanë besuar tek ai dhe padyshim që ua ka shpërblyer me paraqitjet e tij. Në përballjet kundër Anorthosis ishte në lartësinë e duhur dhe dha kontributin e tij.

Në ndeshjen e kthimit duhet të mos pësonte dhe e realizoi objektivin. Tani Laçi përballet me norvegjezët e Molde dhe Selmani në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres” shprehet se shanset për kualifikim janë të barabarta, ndërkohë që analizon edhe kalimin e turit të parë.

-Gentian, një sezon i mbyllur me një finale të humbur, por në Laç është rikthyer buzëqeshja. Si e përjetuat kalimin e turit në Europa League?
Morëm një humbje të pamerituar në finalen e kupës, por kjo ndeshje e Europa League ishte e shkëlqyer për ne dhe për qytetin e Laçit.

-Sa e vështirë ishte për ju dhe shokët e skuadrës, pasi shumica e ekipit nuk kishte provuar të luante në këto nivele?
Normalisht që ndeshjet e Europa League janë emocionuese, por ne ishim të përgatitur në mënyrë maksimale.

-Motivimi në ndeshje të tilla vjen vetë, por duhet edhe besim. Kush ua injektoi atë, pasi realisht të mendosh se mund ta eliminosh Anorthosisin nuk është e lehtë, madje konsiderohej një mision thuajse i pamundur?
Në ndeshjen e parë në Qipro shkuam me besimin që të bënim sa më mirë. Edhe nëse do mundeshim me rezultat më të thellë, ne do dilnim me kokën lart nga fusha. Por ai rezultat dhe ajo paraqitje e shkëlqyer e ekipit na shtoi besimin se mund të kualifikoheshim. U përgatitëm në mënyrë maksimale dhe ja arritëm qëllimit.

-Kishit një detyrë të vështirë, pasi duhet të mbanit portën e paprekur në ndeshjen e dytë. Si e përjetuat dhe e përballuat 90-minutëshin e dytë kundër Anorthosis?
Detyra ime është që ta mbaj portën e paprekur, ekipi mbrojti shumë mirë dhe ma bëri punën më të lehtë.

-A mendoni se mund ta surprizoni edhe Molden?
Ekipin e Moldes po e studiojmë, do të jetë një ndeshje shumë e fortë, por do shkojmë me besimin se do të bëjmë mirë.

– Sërish ndeshja e parë do të jetë shumë e rëndësishme. Ju favorizon fakti që në kthim luani në shtëpi?
Mendoj se po, pasi në Norvegji temperaturat janë më të uleta. Kur ata të vijnë në Shqipëri, temperatura do jetë 13 gradë më shumë dhe do të jetë pak e vështirë për ata.

– E keni studiuar ndopak kundërshtarin? Në përqindje, sa i shikoni shanset për të kaluar më tej?
Mendoj se shanset janë 50 me 50. Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por po përgatitemi për ta përballuar në mënyrën më të mirë.

Intervistoi: VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online