Ronaldo, të dhënat e tij si të një 20-vjeçari

Flasim për një 33-vjeçar që ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Juventusin. Kristiano Ronaldo i ka vënë një qëllim vetes dhe do të thyejë çdo limit për të luajtur në nivele të larta. Sulmuesi portugez ka kryer vizitat mjekësore në Torino dhe përgjigjet kanë qenë mbresëlënëse.

Specialisti Matteo Bonetti ka postuar në profilin e tij në twitter se sulmuesi mund të krahasohet me një 20-vjeçar për aftësitë që ka treguar. Në analizat e fundit ai kishte yndyrë vetëm 7%, pra 4-5% më pak se ç’duhet të ketë një lojtar i moshës së tij. Po ashtu masa muskulore e tij është 50%, mbi 4% më e lartë se mesatarja.

 

Së fundmi, 33-vjeçari ka blerë një pajisje nga NASA për t’u stërvitur në kushte sa më të vështira, që në fushë të jetë sa më i lirshëm. Pajisja e re i  heq forcën e gravitetit deri në 80%, çka do të thotë se e pret një stërvitje akoma dhe më e fortë Ronaldon që nuk njeh moshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online