Neziri i gatshëm, Ndreu “sistemon” mbrojtjen

Kamza luan të hënën me Laçin në një transfertë të vështirë, por në skuadër ka besim për rezultat pozitiv

Kamza ka nisur përgatitjet për ndeshjen e ardhshme, që sërish do të jetë në transfertë, këtë herë ndaj Laçit që vjen me moralin lart pas fitores së arritur në Lushnje me rezultatin 0-3. Gjithsesi në skuadrën e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu ka optimizëm, pasi loja e zhvilluar nga ekipi në ndeshjen me Flamurtarin ishte në nivele të kënaqshme, ndërkohë që pa gjykimin, që ata e konsiderojnë si një faktor që ndikoi në rezultat, mund të flitej për një tjetër rezultat. Një tjetër element që u jep atyre besim është stabiliteti i rezultateve. Kampionati me të vërtetë nisi me humbje në Kukës, por atje deri më tani ka fituar vetëm Skënderbeu, ndërkohë që loja me kampionët në fuqi ishte mjaft e mirë dhe u humb me një penallti që me pak kujdes mund të ishte shmangur. “Pengu” te Kamza është mungesa e fitores me Lushnjen në Fier, pasi me Skënderbeun dhe Teutën barazimi në shtëpi është i pranueshëm deri diku. Fitoret në Gjirokastër dhe me Vllazninë ishin ato që i dhanë zemër ekipit të financuar nga Naim Qarri, ndërkohë që edhe në renditje pati një ngjitje të konsiderueshme. Me Laçin Kamza ka zhvilluar dy miqësore gjatë verës dhe përgjithësisht skuadra e Ndreut ka bërë një lojë të mirë, por bardhezinjtë në të dyja takimet kanë fituar. Për këtë takim rikthehet mbrojtësi Mërgim Neziri, që i jep mundësinë trajneri Ndreu të sistemojë repartin e mbrojtjes, që këtë javë do të jetë i plotë, pasi nuk ka as lojtarë të dëmtuar, as të pezulluar.

PËRBALLJA ME TË SHKUARËN
Janë disa lojtarët që në të shkuarën kanë veshur fanellën e Laçit dhe ai që ka luajtur më shumë është mesfushori Alfred Zefi. 26-vjeçari është formuar si futbollist te kurbinasit dhe për gjashtë sezone radhazi ka luajtur me bardhezinjtë, duke fituar dy herë Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën njëherë. Ramadan Ndreu është një tjetër “ish”. Krutani ka drejtuar Laçin si trajner, ndërkohë që ka bërë edhe drejtorin teknik, ndërsa tani drejton skuadrën e Kamzës. Argjend Mustafa gjithashtu ka luajtur me kurbinasit për 18 muaj, për të kaluar sezonin e shkuar te Tirana. Më i hershmi është Sebino Plaku, kapiteni i Kamzës që ka qenë pjesë e kurbinasve në vitin 2005, në fillimet e karrierës së tij dhe pakkush e mban mend, kjo edhe sepse asokohe nuk ka lënë gjurmë, në një ekip që në fund mori vetëm dy pikë në Superiore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online