Kukësi dhe Skëndërbeu do të përplasen në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku shorti nuk u tregua dhe fort bujar me to. Në lidhje me këtë përballje kanë folur Nderim Nexhipi dhe përfaqësues i klubit korçar, Oldi Lulja.
Fillimisht foli drejtori sportiv i verilindorëve, Nderim Nexhipi, i cili tha: “Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe besoj çdo ekip që është në këtë fazë ka ambiciet e veta. Ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi dhe do të bëjmë maksimumin, pasi dihet që pretendojmë për të paktën një titull këtë sezon. Shpresoj të bëjmë maksimumin dhe ta kalojmë ekipin e Skënderbeut.”
STADIUMI KU KUKËSI DO LUAJË SI PRITËS – “Besoj se ndeshja e parë me shumë mundësi do të luhet në Elbasan.”
SKËNDERBEU – “Patjetër që për Skënderbeun nuk ka nevojë të flitet, pasi dihet çfarë ekipi është dhe sa kualitet dhe përvojë që kanë. Janë dy ndeshje gjysmëfinale dhe duhet bërë maksimumi që të kalohet në finale.”
Oldi Lulja, përfaqësues i klubit korçar u shpreh: “Ndeshja me Kukësin do të jetë ndeshje e fortë dhe e bukur të jeni të sigurt. Por ajo që është me e sigurt akoma është se Skënderbeu është akoma në vendin e parë në Kupë dhe këtë vit Kupa do të jetë përsëri në Korçë, është e sigurt. Ky është edhe objektivi kryesor.”
ÇËSHTJA NË CAS – “Presidentët janë në seancën dëgjimore në CAS dhe shpresoj që të dalim fitmtarë. Për momentin akoma nuk është ndarë kur del vendimi, por një afat ekziston që është një muaj pas seancës.”