Barcelona është në nevojë për mbrojtës, pasi Umtiti dhe Vermalen janë të dëmtuar. Siç citon “El Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit “blugarna” kanë piketuar dy mbrojtës për të përforcuar repartin difensiv të ekipit të Ernesto Valverdes.
Lorent Koshielni i Arsenalit dhe David Luiz i Çelsit janë dy emrat e zgjedhur dhe Barça do të nisë sulmin për të siguruar shërbimet e njërit prej tyre në merkaton e janarit.
33-vjeçarit francez i skadon kontrata me “topçinjtë” në verën e vitit 2020, ndërsa 31- vjeçarit brazilian i skadon kontrata me “Blutë e Londrës” në verën e ardhshme.