Neutrali Ibrahimoviç: Derbi gjithmonë special, bukur ta shohësh!

0

Derbi i Milanos midis Interit dhe Milanit do të zhvillohet ditën e dielë në orën 20:30. Një ndeshje e tillë nuk mund të mos merrte vëmendjen e Zllatan Ibrahimoviç. Gjiganti suedez është aktivizuar me të dyja ekipet dhe nuk mban asnjë anë kësaj here.

Në një prononcim për “Sky Sport”, Ibra shpreson që të zhvillohet një takim shumë i bukur dhe të zbaviten tifozët. 37-vjeçari është aktivizuar për tre sezone me zikaltërit dhe dy sezone me kuqezinjtë. Derbin e ka shijuar nga të dyja anët dhe ai nuk pranon të mbajë anën e askujt.

Si një ish-interist dhe ish-milanist, derbi do të jetë gjithmonë një spektakël, gjithmonë i bukur për t’u parë si tifoz dhe ta luash si futbollist. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe tifozët të argëtohen. Kush fiton? Të shohim, shpresoj të fitojë më i miri dhe ju uroj fat të mbarë të dyja ekipeve”, përfundon sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi në futbollin amerikan.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.