Nesta: Me Maldinin te Milani do mësojnë si të sillen

Alesandro Nesta është gati për të nisur sezonin e ri. Mbas një karriere fantastike si futbollist, njëri nga mbrojtësit më të mirë italianë dhe jo vetëm, ka nisur një tjetër karrierë, atë të trajnerit. Në fundin e sezonit të kaluar, 42-vjeçari pranoi ofertën e Peruxhias, klub që militon në Serinë B. Ish-mbrojtësi i Milanit është i motivuar për sezonin e ri, flet për dyshen Romanjoli-Kaldara dhe komenton afrimin e Maldinit. Rikthimi i tij është jetik për klubin, të cilin nuk e njeh askush më mirë se Paolo.

Peruxhia – “Mbas disa viteve jashtë, dëshiroja rikthimin në Itali. Peruxhia më dhuroi këtë mundësi të shkëlqyer dhe pranova direkt. Jam në vendin e duhur për mua, në një klub me histori dhe në një vend të rëndësishëm për t’u rritur. Ekipi ka pësuar ndryshime të shumta dhe po presim përforcime. Kam patur pak lojtarë në dispozicion gjatë fazës përgatitore, por kemi punuar mirë dhe dëshirojmë të jemi konkurrues. Punë e madhe na pret, sepse presim lojtarë të tjerë në ekip.”

Kaldara – “Kaldara sjell rini dhe freski fizike. Ai dhe Romanjoli janë dy futbollistë interesantë. Së bashku formojnë një dyshe të kompletuar dhe shpresoj që të jenë dhe dyshja e qendrës së kombëtares. I njoh, janë djem seriozë dhe shpresoj të bëjnë mirë. Milan duhet të rikthehet në Champions që të rrisë dhe këta lojtarë. Ndeshjet në stadiume të mëdha i rrisin lojtarët.”

Maldini – “Më në fund u rikthye Maldini. Diçka e tillë duhet të ndodhte patjetër, madje është rikthyer vonë. Paolo e di se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Milanit dhe ai mund të rikrijojë mentalitetin e duhur. Më parë, sapo kaloje kangjellat e Milanelos, e dije mirë se si duhet të silleshe, ndërsa tani nuk ekziston një gjë e tillë. Rikthimi i Maldinit është i rëndësishëm edhe për këtë fakt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online