David Neres është një nga shumë zbulimet e bukura të Ajaksit. Braziliani qëndroi në stol në fitoren 5-0 përballë Perusë, ndërsa ka befasuar me deklaratën e tij pas ndeshjes.
22-vjeçari është ndalur te merkato, duke folur për të ardhmen e tij dhe Matijs De Ligt në një prononcim për mediat braziliane.
Ofertat për të dy nuk mungojnë, por lojtari ofensiv nuk ka ndërmend të lëvizë. Të njëjtën gjë mendon dhe uron edhe për kapitenin, i cili është kthyer në një ndër lojtarët më të kërkuar.
“Mendoj se Matijs do të qëndrojë tek Ajaksi. Kjo do të ishte zgjedhja më e mirë për të. Edhe unë do të vazhdoj të luaj për ‘harkëtarët’. Kam disa oferta, por nuk e kam ndërmend të lëviz”, thekson David Neres.