Transferimi i Frenki De Jong i kushtoi Barcelonës plot 75 milionë euro. Megjithatë, përveç shumës së majme klubi katalanas ka plotësuar dhe një tekë të agjentit të futbollistit holandez, Ali Dursun.
Krahas firmës me De Jong pjesë e Barcelonës u bë dhe djali i adoptuar i Dursun, qendërmbrojtësi, Majk van Beijnen, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën B të kampionëve të Spanjës.
Rastet ku agjentët bëjnë marrëveshje të tilla janë të shumta. Një ndër rastet më të famshme është ai i Kakas, i cili bindi drejtuesit e Milanit për t’i dhënë një kontratë vëllait të tij Digao, të njëjtën gjë bëri dhe Xhanluixhi Donaruma më vëllain e tij.