Nejmar u ble për 222 milionë euro? PSG ka paguar më shumë!

“Football Leaks” po shkakton “furtunë” në futbollin botëror, pasi po publikon dokumente sekret, të cilat mund të sjellin shumë probleme për klubet e lojtarët. PSG është një prej skuadrave që prekte më shumë. Normale, pasi shpenzimet e tyre kanë qenë marramendëse, por së fundmi mësohet se si Mbape asht udhe Nejmar i ka kushtuar më shumë se 222 milionë euro kampionëve të Francës.

Siç bëhet me dije, PSG ka paguar më shumë se 30 milionë euro shtesë për të finalizuar këtë transferim. Një çmenduri, pasi Nejmar edhe pa këtë zbulim ishte lojtari më i shtrenjtë në histori në futbollit. Siç raportohet nga dokumentet e publikuara, PSG ka paguar për palë të treta, saktësisht më menaxher dhe babin e Nejmar, të cilët kanë ndikuar te lojtari për të lënë Barcelonën për të shkuar në Ligue 1.

Si babai i lojtarit ashtu dhe menaxheri kanë marrë më shumë se 10 milionë euro secili, ndërsa 5% të shumës në total i marrë dhe Santos, që përkthehet në një shumë që nuk ishte përfshirë në 222 milionët e transferimit. Shpenzim kolosal për brazilianin, por që i shton telashet për klubin, i cili duhet të japë llogari edhe për këtë akuzë.
kujtojmë që pak kohë më parë u raportua se në kontratën e Mbape përfshiheshin dhe shumë shpenzime të tjera marramendëse, pasi kishte bileta avioni dhe vila e makina luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online