Nejmar te PSG, çështje orësh tashmë. Ylli brazilian i Barcelonës pret qetësisht transferimin dhe tashmë as në stërvitje nuk del më me Barcelonën.
Sot Nejmar u paraqit në Barcelonë, por shkoi vetëm për 40 minuta në qendrën stërvitore të katalanasve, me shumë mundësi për të takuar për herë të fundit shokët e skuadrës, ndërsa u largua natyrisht pa marrë pjesë në stërvitje.
Barcelona tashmë pret pagesën për Nejmarin, por këtu çështja është paksa e koklavitur, pasi PSG nuk mundet të paguajë dhe Nejmar duhet të arkëtojë 222 milionët, për t’ia paguar vetë Barcelonës.