Vjen Dren Gashi, një sulmues nga Prishtina për Kukësin

Risia e djeshme ishte mesfushori Dren Gashi, i cili është larguar këtë verë nga skuadra e Prishtinës. Mesfushori 23-vjeçar, që luan në të dyja krahët e këtij reparti, kishte një kontratë 2-vjeçare me bardhekaltrit, por e ka ndërprerë dhe tashmë është lojtar i lirë. Ai dëshiron Superioren dhe do të testohet te Kukësi gjatë këtyre ditëve. Siç mësohet lojtari do të jetë nën vëzhgimin e stafit teknik deri ditën e hënë , ku dhe do testohet në miqësoren me Lirinë e Prizrenit. Gjasat janë që sulmuesi të qëndrojë në Kukës, megjithatë fjala e fundit i takon trajnerit Milinkoviç.

Në seancën e djeshme stërvitore kishte mungesa të rëndësishme, të cilat në fakt priteshin, pasi lojtarë si Izair Emini, Enea Koliçi dhe Nijas Lena janë shprehur se kontrata me Kukësin u ka mbaruar dhe tashmë janë lojtarë të lirë.  Por, nga ana e klubit pretendohet se ata janë ende pjesë e skuadrës kampione, gjë që pritet të qartësohet së shpejti. Drejtuesit paralajmëruan penalitete për lojtarët megjithatë mbetet për t’u parë në ditët në vijim si do të shkojë kjo situatë.

Nën urdhrat e stafit teknik dje ishin edhe dy lojtarët nigerianë, Samuel Gilmore, i cili vjen nga Hapoel Akra dhe luan si sulmues, si dhe mesfushori shkatërrues Idakuo Eçhe. Ky i fundit është aktivizuar në Nigeri te Lobi Stars. Këta futbollistë janë parë edhe nga trajneri Gjoka dhe tashmë do të shiheshin edhe nga Milinkoviç. Në seancën e djeshme stërvitore ishin plot 31 lojtarë në fushën e blertë,  megjithatë vetëm 15 janë të konfirmuar për sezonin e ardhshëm, pasi kanë kontratë me klubin e Kukësit. Duke nisur që nga sot do të nisë seleksionimi i lojtarëve të rinj, për të vendosur në fund se kush do të konsiderohet i vlefshëm për  trajnerin Milinkoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online