Nejmar është lojtari më i shtrenjtë në Botë, pasi la Barcelonën por të shkuar tek PSG për shifrën e 222 milion eurove. Sigurisht që braziliani shihet si lojtari që mund ta tërheqë skuadrën në Champions League, pasi në Ligue 1 PSG nuk njeh rival.
Gjithsesi, braziliani ende nuk ka shfaqur në fushën e lojës atë që pritjet prej tij në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht kësaj, sulmuesi ka folur pas ndeshjes së fundit me Renën. Ndër të tjera ai ka theksuar se stili i lojës që aplikon Tomas Tuhel i përshtatet atij, por në të njëjtën kohë është treguar i sinqertë se ai dëshiron që të jetë në fushë për gjatë gjithë ndeshje.
“Tuhel është një trajner iri dhe ka stilin e tij të lojës. Filozofia e tij më pëlqen dhe më përshtatet ndaj shpresoj që të bëjmë mirë. Zëvendësimi? Nuk me pëlqen që të zëvendësohem, por nuk mërzitem për këtë gjë”.