Nejmar-Grizman, ky “OK” bëri të nisin negociatat!

Barcelona pritet të mbyllë këtë verë dy nga operacionet më të mëdha të merkatos, me Nejmar dhe Antuan Grizman që pritet të bëhen katalanas. Me francezin gjithçka është mbyllur prej kohësh, por ka pasur një farë hezitimi për shkak se ka pasur zëra kundër kësaj lëvizjeje.

Gjithsesi ka qenë trajneri Ernesto Valverde ai që ka thënë “po”. Sulmuesi është një lojtar që mund të luajë në disa pozicione dhe tekniku spanjoll mendon se mund ta inkuadrojë në fushë, madje edhe me Nejmarin që gjithashtu po mbyll marrëveshjen dhe pritet të rikthehet te Barcelona.

Sport.es shkruan se edhe për brazilianin Valverde ka dhënë “OK”-in e tij dhe po mendon të luajë me të, Mesin, Suarezin dhe Grizman në sulm. Kundërshtarët duhet të tremben, ndërkohë që nga ana tjetër trajneri i katalanasve duhet të mendojë për balancat në fushë.

Kërkesa të tjera merkatoje janë një mbrojtës i majtë për të dubluar Zhordi Alban, si dhe një mesfushori qendre në rast se shitet kroati Ivan Rakitiç. Sfida më e madhe për Valverden është menaxhimi i grupit, që tashmë do të ketë shumë yje.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se Malkolm, Dembele dhe Kutinjo mund të gjejnë ekip dhe madje para se të nisin përgatitjet, në mënyrë që mos të ketë një numër të madh futbollistësh nën urdhra. Ofertat për ta nuk mungojnë dhe njëri prej tyre me shumë mundësi do të përfshihet në marrëveshjen me PSG-në për Nejmar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *