PSG-ja ia doli të triumfonte në “Old Trafford” pa yjet e sulmit Nejmar dhe Kavani. Sulmuesi brazilian ka folur për mediet braziliane, ku ka thurur elozhet për shokët e ekipit dhe trajnerin Tomas Tuhel.
“PSG-ja do të jetë ekipi fituesi i Champions-it. Ky klub nuk jam vetëm unë. Kemi një ekip gjenial me atletë të mëdhenj dhe një trajner gjenial”, tha Nejmar.
27-vjeçari pritet të riaftësohet në kohë për takimin e çerekfinales së Champions-it. Në ndeshjen e kthimit ndaj Mançester Junajtid, kampionëve të Francës u mjafton të administrojnë fitoren 2 – 0. Një statistikë tjetër që motivon francezët është dhe fakti që “djajtë e kuq” kurrë nuk janë kualifikuar në fazën tjetër kur kanë humbur ndeshjen e parë në shtëpi.