Nejmar-Barça sërish bashkë, në… gjykatë

Deri para pak javësh ishte një idhur, lojtar kyç dhe formues i treshes së ëndrrave MSN, Mesi-Suarez-Nejmar. Gushti sapo ka nisur dhe Nejmar është kthyer në armik në Barcelonë.

Për të qenë të ndershëm, Nejmar te PSG pasuroi me 222 milionë euro Barcelonën, një çmenduri, por te Barça nuk e kanë kapërdirë ende mënyrën e largimit të brazilianit, që mbylli gjithçka me PSG-në pa u konsultuar fare me Barcelonën.

Për hakmarrje, Barcelona deklaroi se 26 milionë euro bonus besnikërie pas rinovimit të vjetshëm nuk do t’i jepen Nejmarit, me justifikimin se parashikohej që Nejmar ta niste sezonin në Barcelonë dhe të mos bisedonte me asnjë klub para 31 korrikut.

Tani Sky Sports rapprton se Nejmar ka ndërmend ta padisë Barcelonën në FIFA, për të marrë bonusin. Një dashuri që mlri fund bujshëm dhe tani po kthehet në luftë të shëmtuar ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online