Në Spanjë janë të sigurt, njihuni me sulmuesin më të ri të Real Madrid

Real Madrid duket se ka bërë lëvizjen e parë në merkaton e dimrit.  Bëhet fjalë për sulmuesin e Mançester Sitit, Brahim Diaz. Lajmin e ka nxjerrë e përditshmja spanjolle “MARCA”, që në kopertinë ka vendosur foton e lojtarit me titullin e bashkëngjitur: “Akordi i pashmangshëm”.

Diaz është vetëm 19-vjeç dhe zotëron shtetësinë spanjolle dhe atë marokene. Një produkt i akademisë së Malagës, sulmuesi u ble nga Siti në moshën 15-vjeçare për shumën e 600 mijë eurove.

Përgjatë viteve, spanjolli së bashku me Fil Foden dhe Xhejdon Sanço, ishin ndër talentet më të spikatura në kampionatin e moshave në Angli. Te Siti nuk do të jenë shumë të mërzitur nga largim i 19-vjeçarit, pasi Reali do të derdhë 15 milionë euro për kartonin e Diaz, kontrata e të cilit mbaronte në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *