Në pritje të Juventusit, Hysaj në podiumin e më të aktivizuarve te Napoli

Numërimi mbrapsht ka nisur: Juventus-Napoli, supersfida e Serisë A po “nxehet”. Një duel direkt ndërmjet dy rivalëe për titull, që këtë të shtunë do të luajnë një copëz të titullit. Napoli duhet të evitojë humbjen, që do të sillte një mini-arratisje të kampionëve në fuqi. Skuadra ka ndryshuar prej emërimit të Karlo Ançelotit, ku thuajse të gjithë aktivizohen dhe luajnë më shumë.

Por, ashtu si në periudhën 3-vjeçare të Sarrit, te “të kaltërit” ka disa garanci në formacion dhe një prej tyre është Elseid Hysaj. Pavarësisht zërave të merkatos, apo asaj që është thënë rreth pikëpyetjeve për aktivizimin e tij, mbrojtësi shkodran është lojtari i tretë më i përdorur në fushë.

Në vendin e parë, ndodhet Kulibali me 574 minuta në fushë, ndërsa pas tij Alan me 511 minuta. Hysaj ka grumbulluar 481 minuta në këtë edicion për Napolin, duke lënë pas vetes yjet e tjerë të skuadrës, nga Zielinski (471 minuta), te Insinje (470), Mario Rui (456), Milik (412) apo edhe Raul Albiol (386), Kalehon (361) dhe Marek Hamsik (331 minuta).

Spekulimet dhe kritikat, ndonjëherë të ekzagjeruara, kanë marrë një përgjigje nga statistikat. Kuqeziu metet një prej garancive të Napolit dhe një prej pikave të forta të skuadrës, që në këtë sezon ëndërron të thyejë dominimin e Juventusit në Serinë A italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online