Napoli dhe PSG-ja nuk mundën të shfrytëzonin hapin fals të Livepulit në Serbi. Skudrat u ndanë me ga një pikë secila pas barazimit 1 – 1 në “San Paolo”. Bernat shënoi golin e parë të takimit në limitet e pjesës së parë, por Napoli u kundërpërgjigj duke marrë kontrollin e lojës gjatë pjesës së dytë e duke barazuar me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar nga Insinje.
Kreu në grupin C tani ngjeshet shumë me Liverpulin në krye me 6 pikë po aq sa dhe Napoli, por me goleverazh më të mirë. Ndërkohë, PSG mbetet në vend të tretë me pesë pikë.
Atletiko Madrid u hakmorr ndaj Borusias së Dortmundit, që i turpëroi “rojiblancos” në Gjermani me fitoren e thellë 4 – 0. Në Madrid djemtë e Simeonës dolën fitimtar duke mposhtur 2 – 0 Borusian me anë të golave të Saul e Grizman. Kryesuesit e Bundesligës nuk gjuajtën asnjëherë në drejtim të portës së Oblak dhe dukej qartë që mendja e tyre ishte te ndeshja e fundjavës ku do të përballen me Bajernin.
Porto ka mundur me lehtësi Lokomotivën e Moskës në Portugali. Herrera zhbllokoi takimin që në minutën e dytë, ndërsa Marega thelloi diferencën. Peruani Farfan ngushtoi rezultatin në pjesën e dytë, por Porto do të shënonte sërish me anë të Zhezuz Koronës.
Në sfidën tjetër të grupit D, Shalke mundi 2 – 0 kampionët e Turqisë, Gallatasarajin, duke shkuar në kuotën e tetë pikëvë, dy pak se kryesuesit e Portos.
Napoli 1 – 1 PSG
Shënues: Insinje 62’ (pen) / Bernat 45+2’
Atletiko M. 2 – 0 Dortmund
Shënues: Saul 33’, Grizman 80’
Porto 3 – 1 Lokomotiv M.
Shënues: Herrera 2’, Marega 32’, Korona 67’ / Farfan 59’
Shalke 2 – 0 Gallatasaraj
Shënues: Burgshtaller 4’, Ut 57’