Juventusi deri më tani po bën mirë në Seria A, pasi ka grumbulluar pikët e plota pas tre javësh. Edhe pse “Zonja e Vjetër” është në rrugën e mbarë, shqetësimi i bardhezinjve është se pse nuk po shënon afrimi më i bujshëm i kësaj vere, Kristiano Ronaldo.
Portugezi i është afruar disa herë golit, por nuk ka mundur që ta gjejë atë dhe nuk është aspak e vështirë të shihet dëshpërimi i tij në momente të veçanta, kur fati e ka tradhtuar dhe i ka mohuar golin. Edhe pse janë luajtur vetëm tre javë, pritshmëritë për 33-vjeçarin janë të mëdha, aq sa kjo “thatësirë” ka sjellë dhe sondazhet e para se pse sulmuesi në fjalë ende nuk e ka bërë “sefte” si italian.
Në një votim të hapur në Itali, 35% e atyre që kanë votuar mendojnë se kampionati italian është shumë i vështirë për sulmuesit për të gjetur rrugën e rrjetës. 27% e tifozëve mendojnë se është vetëm një moment dhe është çështje kohe dhe nuk ka asnjë arsye tjetër. Një pjesë tjetër, saktësisht 16% e atyre që kanë votuar mendojë se është ana psikologjike që po e pengon portugezin për të shënuar golin e parë, çka ja bën të vështirë gjetjen e rrugës së rrjetës.
15% besojnë se e CR7-ës i duhet ende kohë për t’u përshtatur me idetë e Alegrit, por ka dhe nga ata qe mendojnë se mosha po bën të vetën dhe gjendja fizike Ronaldos po e tradhton atë. Gjithsesi është vetëm 7% që mbështesin opsionin e fundit.