Teuta dhe Kamza duan konfirmimin në Durrës

Në “Niko Dovana” do të luhet dhe ndeshja e fundit e javës së tretë mes Teutës së Durrësit dhe Kamzës. Bregdetarët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në javët e para, por mund të kishin më shumë pikë, nëse do kishin pasur pak fat dhe do kishin qenë më të kujdesshëm. Kamza në krahun tjetër ka një pikë më shumë në klasifikim, por gjithashtu ka pasur shanset e saj për të qenë më lart në tabelë.

Teutë është një nga dy skuadrat e vetme që këtë edicion nuk kanë pësuar gol, së bashku me Flamurtarin. Të besuarit e teknikut Bledi Shkëmbi kanë bërë mirë në dy javët e para, por nuk kanë shkuar më larg se dy barazime pa gola. Skuadra durrsake ka shfaqur një stil të bukur loje, duke bindur si në përballjen në shtëpi me Flamurtarin ashtu dhe në sfidën me Tiranën në Transfertë.

Në anën tjetër është Kamza që në dy javët e para i është dashur të luajë dy “derbi” me skuadrat e kryeqytetit. Skuadra e Bledar Devollit mori maksimumin në transfertë me bardheblutë e Tiranës, por u thye në shtëpi nga Partizani, edhe pse duhet përmendur se ekipi nga periferia e kryeqytetit shpërdoroi një 11-metërsh në fundin e pjesë së parë.

Formacionet e mundshme

Teuta: Hidi – Gjerogievski, Bicaj, Osmani, Hakaj – Vecaj, Sidibe, Avdyli, Kruja, Traore – Latif.

Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kamza: Avdyli – Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj – Roldoviç, Arrabal, Malaj, Zisi – Plaku, Martinena.

Trajner: Bledar Devolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online