Në internet nuk dorëzohen, sigurohet fondi dhe rinisin kërkimet për Sala

Një fushatë për mbledhjen e fondeve për rinisjen e kërkimeve për Emiliano Salën dhe pilotin Dejvid Ibotson, është realizuar me sukses. Për një ditë e gjysmë mbi 2000 persona kontribuuan për të mbledhur 300 mijë euro.

Fushata u realizua në platformën online “GoFundMe”. Paratë do të përdoren për të filluar kërkimin në det në mënyrë private, pasi institucionet shtetërore hoqën dorë nga kërkimet 48 orë pas zhdukjes së avionit.

Donacioni i Rabio

 

Komuniteti i futbollistëve ka qenë ndër kontribuuesit më të mëdhenj në këtë fushatë. Mjafton të përmendim faktin se donacioni më i madh ka ardhur nga futbollisti i PSG-së, Adrien Rabio, dhuroi 25 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *