Një miqësore “armiqësore” në Cërrik? Trajneri i Sopotit e përshkruan një “çudi shqiptare”!

Të shtunën Turbina e Kategorisë së Parë ka luajtur një ndeshje miqësore me Sopotin e Kategorisë së Dytë, por vetëm në 45 minuta. Sepse pjesa e dytë nuk u luajt, pasi trajneri Sinan Bardhi i cërrikasve nuk e ka nxjerrë skuadrën në fushë me pretendimin se ka qenë loja tepër e rëndë që librazhdasit ishin duke zhvilluar, e cila mund ti dëmtonte futbollistët e tij. Ndërkohë që edhe arbitrat e ndeshjes kanë qenë me këtë mendim, pasi janë pyetur nga drejtuesit e skuadrës librazhdase.

Por sot, për SportEkspres.com, trajneri Klajdi Kënga i Sopotit deklaroi se nuk kishte asnjë arsye që loja të ndërpritej, dhe këtë ai e quan si një çudi shqiptare. Mes të tjerave në deklarimin e tij, trajneri Kënga theksoi se gjithçka prej tyre ishte në kujfijtë e një lufte sportive, pasi sipas tij në një test të tillë lojtarët duhet të tregojnë vlerat, duke qenë njëherësh edhe në prag të rinisjes së kampionatit.

“Ne kemi qenë në kufijtë e një lufte sportive ndaj Turbinës, sepse e kishim vlerësuar maksimalisht ndeshjen. Protestuam tek arbitrat për penalltinë që ata dhanë në fundin e pjesës së parë në favor të Turbinës, dhe çudia shqiptare u pa kur prisnim rifillimin e pjesës së dytë. Pritëm të riniste loja por drejtuesit e Turbinës nuk e nxorrën skuadrën në fushë, ndërsa arbitrat na thanë se këta (Turbina) nuk e vazhdojnë ndeshjen. Çudi shqiptare”, ishte kjo deklarata e trajnerit të Sopotit për miqësoren e luajtur vetëm 45 minuta.

Kategoria e parë rinis më 2 shkurt me ndeshjet e javës së 15-të e Turbina që renditet e fundit në Grupin B pret në fushën e saj Tomorin. Ndërsa Kategoria e Dytë rinis me javën e 12-të më 17 shkurt dhe Sopoti i vendit të 5-të në Grupin A do të luajë me Tiranën B, e cila renditet në vendin e fundit në këtë grup.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online